Digjet një veturë në mes të rrugës në Prishtinë

Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në mes të rrugës, tek semaforat afër shtatores së Bill Clinton në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga djegia e veturës nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Go to TOP