Fahrije Hoti: Duhet me u rregullu me ligj e kanun që edhe djali edhe vajza të jenë të barabartë

Fahrije Hoti e cila është themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”, ka thënë se djali edhe vajza duhet të jenë të barabartë dhe se me bllokim të grave nuk mund të shkojmë përpara.

“Duhet me u rregullu me ligj e kanun që edhe djali edhe vajza të jenë të barabartë.  Me këto bllokime të grave nuk shkojmë përpara,” ka thënë ajo .

Ajo ka flour edhe për grate dhe mundësitë e tyre për të bërë biznes duke thënë se: “Ka qenë një kauzë që gratë kanë lehtësira nëse kanë biznes, ka pasur edhe asi rastesh që burri veç për letra ka aplikuar për gruan e pastaj e ka udhëhequr vet”.

Hoti ka folur po ashtu edhe për rolin e gruas në familje, ku e ka cilësuar gruan si shtyllën e shpisë, duke thënë se: “Gratë duhet të jenë vetvetja, gruaja është shtylla e shtëpisë, duhet t’i jepen më shumë të drejta”.

Ndërmarrësja e suksesshme Hoti, ka folur edhe për pozitën e gruas sot dhe 20 vite më parë, e ku ajo ka vërejtur një përmirësim të madhë në favor të grave por që kjo nuk është mjaftueshme.

“Gratë kanë gjetur vende të punës janë pak më të lira, nuk është sikur në vitet 2000-2001, çdo gjë po shkon duke u stabilizuar në Krushë… Me i krahasu vitet 2000 – 2020 kanë ndryshuar shumë gjëra në të mirë të grave por nuk do të thotë që është mjaftueshëm”, ka shtuar ajo.

Me mburrje, znj. Hoti foli edhe për filmin Zgjoi, ku tha se: “Unë mburrem me filmin “Zgjoi”, me Yllka Gashin që ka mujtë me e kopju kaq mirë Fahrijen, e me Blertën që e ka pikturu kaq mirë historinë time.. Ndoshta një pjesë nuk e kanë pritur mirë por bota e ka vlerësuar”, tha ajo.


Go to TOP