Interi lodh Salterniatën, fiton 5:0

Interi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Salernitanës me rezultat 5:0 në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A-së.

Lautaro Martinez me hat-trick (22’, 40’, 56’) dhe Edin Dzeko me dygolësh (64’, 69’) sollën këtë fitore bindëse të kampionit aktual italian.

Me këtë fitore Interi kalon sërish në pozitën e parë në tabelë me 58 pikë, një më shumë se Napoli në vendin e dytë.

Ndërkaq, kjo humbje ia thellon hallin Salerniatës e cila ngujohet edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 15 pikë të mbledhura.

Go to TOP