Broja/ Fitoi penallti dhe shënoi supergol, ishte kërcënim për mbrojtjen e West Ham
Armando Broja ishte padyshim njeriu i ndeshjes për Southampton në fitoren 3-1 ndaj Ëest Ham, duke i siguruar kështu kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup.
Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë, duke ia dalë të fitojë një penallti dhe të shënojë një eurogol në minutat e fundit të takimit.
Një paraqitje e cila u vlerësua edhe nga trajneri i tij, nga trajneri Ralph Hassenhuttel, i cili u shpreh se Broja ishte një kërcënim i madh për skuadrën e West Ham.
Armando Broja pati një impakt të vërtetë nga pankina, duke fituar penalltinë dhe më pas duke shënuar gol në fund?
“Kjo është ajo që duhet të bëjë një zëvendësues kur futet në fushë, keni nevojë për këtë ndikim. Herën e fundit kundër West Hamit ishte një kërcënim i madh për mbrojtjen e tyre dhe këtë herë ishte i njëjtë, atij i pëlqen të luajë kundër tyre”.
Si mendoni se po zhvillohet?
“Pas dy ndeshjeve të fundit, jo aq perfekte, ishte sërish një paraqitje e mirë,” u shpreh Hassenhuttel.
