Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Rama: Ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë, lufta do të rrisë energjinë, por ne jemi pranë njerëzve

Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë shtypi para gazetarëve, ku tha se në këtë moment me mendje dhe me zemër jemi me Ukrainën. Por, duke folur për disa çështje shqetësuese në këtë situatë, Rama kujtoi se lufta do të shpjerë në rritjen e energjisë, por konfirmoi qëndrimin e tij se qeveria nuk do të prekë çmimin e energjisë për familjarët. Megjithatë, ai tha e kjo mbetet për tu parë, duke marrë shkas nga rrjedha e ngjarjeve. Rama foli se sido që të vijnë punët, qeveria nuk do të ndërhyjë në çmimin e energjisë për familjarët, do të bëjë përpjekje maksimale për të mos e rritur çmimin.“Mu duk e udhës të zhvillonim konferencën e jashtëzakonshme për implikimet e luftës mbi Shqipërinë e cila, ndryshe nga vendet e tjera të NATO nuk ka varësia të konsiderueshme tregtare nga Rusia, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë, qoftë dhe me Ukrainën ,që urojmë të kthehet në normalitet, por që faktikisht është shumë larg normalitetit. Sot është më e qartë se dje, ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare, apo dhe me rrjetën e shpejt të çmimet të naftës, i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve”, tha ai. Ndër të tjera, Rama u shpreh se jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Ai tha, se do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë.“Ka një valë të inflacionit. Jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimit që kam pasur me koleget në vigjilje të këtij samiti dhe në konferencën e sigurisë në Mynih çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë që në vend fqinje që nga Kosova dhe nderi në Greqi apo në Itali ka ndikuar fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë, biznesit po e po. Jemi zotuar që do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë, sepse sigurisht jemi të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi sidomos të konsumatorit dhe biznesi i vogël”, tha ai.

Ndikimi i luftës në sistemin e brishtë energjetik

Duke folur brenda kësaj çështjeje, kryeministri Rama tha, se Shqipëria nuk prodhon mjaftueshëm energji, e për këtë përmendi “Skavicën”, hidrocentrali që sipas tij duhet ndërtuar që të rregullojë balancën hidrike. Ai theksoi, se vendi nuk e prodhon vet të gjithë energjinë e nevojshme.“Nga hulumtimi që kemi bërë nuk do të kemi efekte shumë shqetësues . Sigurisht kjo është luftë reale, jo dokumentar, është reale në dyert e BE dhe shumë vende të BE ka shumë aktivitet me Rusinë. Këto sanksione krijojnë efekte, dhe jo vetëm në ekonominë e vendeve që kanë drejtpërdrejt marrëdhënie por edhe vendet që kanë marrëdhënie me to. Është si lajmërimi për krizën e energjisë, kishte shumë interpretime, përveçse për të vërtetën. Kur filluam thanë ne e prodhomë energjinë vetë, s’kemi nevojë për të tjerët. E para nuk e prodhomë të gjithën vetë, Shqipëria nuk e ka prodhuar vetë asnjë ditë të gjithë energjinë e nevojshme për konsumin e vetë që nga dita 1. Ne blejmë nga ndërkombëtare, pra ka rëndësi çmimet e ndërkombëtarëve. Ne shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë, sepse shesim kur ka dhe blejmë kur s’ka”, shtoi kryeministri Rama.


Go to TOP