Chelsea mundi Lille dhe hedh hap të madh drejt kualifikimit, Juventus ndalet nga Villareal

U luajtën këtë mbrëmje dy ndeshje të vlefshme për 1/8-at e finaleve të Champions League, Chelsea – Lille dhe Villareal – Juventus.

Në “Estadio de la Ceramica”, Juventus barazoi 1-1 me Villareal.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh pas vetëm 32 sekondash lojë me anë të Dushan Vlahovic, ndërsa “Nëndetëset e Verdhe” barazuan në minutën e 66-të.

Deri në fund rezultati nuk ndryshojë, ndërsa skuadra e cila do të kalojë në raundin tjetër do të vendoset në “Allianz Arena”.

Në sfidën e luajtur në  “Stamford Bridge”, Blutë e Londrës fituan me rezultatin 2-0 ndaj Lille.

Golat për Blutë e Londrës u shënuan nga Kai Havertz në minutën e 8-të, ndërsa amerikani Christian Christian Pulisic dyfishoi shifrat në minutën e 63-të, pas asistit të N’golo Kante.

Me këtë fitore skuadra angleze shkon e qetë në Francë, ku do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

Go to TOP