Putini tregon pretendimet për rikrijimin e BRSS-së, trondit me deklaratën për Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të marten tha se marrëdhëniet me Ukrainën janë me ndryshe se marrëdhëniet me kombet tjera që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik
Rusia ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha kombet e pavarura që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia i ka njohur të gjitha shtetet që kanë dalur nga BS, dhe siç e dini, ne po punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin me të gjitha shtetet e pavarura, që janë post-sovjetike” tha Putini.
“Ne mendojmë të punojmë në këtë mënyrë me të gjithë fqinjtë tanë, por, me Ukrainën, situate është më ndryshe”, vazhdoi ai.
“Kjo është për shkakun se, territori i këtij vendi, po përdoret nga shtetet e treta, në mënyrë që të krijojnë kërcënime ndaj Federatës Ruse. Kjo është ë vetmja arsye”, tha lideri I Rusisë.
Putin foli po ashtu edhe për njohjet që Rusia i bëri ndaj rajoneve të Donetsk dhe Luhanks.
Ku ai tha se: “Ne kemi parë spekulime ku thuhet se, Rusia po tenton të ngrisë perandori të re. Gjë e cila është plotësisht e pavërtetë” përfundoi Putin.
