Haradinaj mbështetë Ukrainën: Liria do të mbizotërojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrim mbështetja ndaj vlerave të demokracisë dhe lirisë pas tensioneve Ukrainë-Rusi.

Kjo, pas ngjarjeve të fundit që po zhvillohen në Ukrainë, për shkak të konfliktit të saj me Rusinë.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se liria është ajo që do të mbizotërojë.

“Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Haradinaj.

Sot në Kuvendin e Kosovës u kërkua që për këtë çështje të mblidhen edhe institucionet e sigurisë së Kosovës për të monitoruar situatën.

Ky është postimi i tij i plotë:Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë.Liria do të mbizotërojë!

Go to TOP