Një person vdes në një vetaksident në magjistralen Gjilan – Kamenicë

Një person ka vdekur në një vetaksident që ndodhi pak pas mesnatës në magjistralen Gjilan-Kamenicë, më saktësisht në hyrje të fshatit Dobërqan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Shoferi ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se më datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatin Dobërqan, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, ku dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike,   me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa  vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pastaj për në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, tregoi Hashani .

Go to TOP