Pingpong, organizohet turneu i seniorëve për ditën e Pavarësisë
FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2022 me turneun e seniorëve për “Dita e Pavarësisë”. Ky turne do të organizohet në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj me 20/02/2020 duke filluar nga ora 10:00.
“Turneu është paraparë të jetë i sistemit të hapur me kusht që nuk do të ketë masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë, në këto raste Bordi do të vendosë për numrin e pjesëmarrësve sipas propozimit të komisionit të garave.
Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 16 shkurt në ora 16:00
Shorti do te hidhet të enjten me 17 shkurt nga ora 20:00 përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.
Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren ne konsiderate”. /Kosova.info/
