Volejboll, ekipet marrin mbështetje nga krerët e federatës
Presidenti Bahri Gjinovci, Sekretari i Përgjithshëm Valon Nikqi dhe Kryetari i Komisionit të Garave Ardian Ibraj kanë zhvilluar sot, e mërkurë, një takim me përfaqësuesit e klubeve të Superligës A në të dy konkurrencat ku është diskutuar rreth mbarëvajtjes së stinorit konkludues të sezonit në elitën e volejbollit kosovar, i cili fillon këtë fundjavë.

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës ofruan mbështetjen gjithëpërfshirëse për klubet, të cilat treguan gatishmërinë dhe vullnetin për ngritjen e nivelit të kompetitivitetit. /Kosova.info/
