Letra e kongresistëve në favor të Serbisë, alarmon kosovarët

Për lidhjen e Serbisë me Amerikën do të mësojë më shumë së shpejti edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

16 kongresistë amerikanë, i kanë nisur numrit një në Shtëpinë e Bardhë, një letër në favor të shtetit serb.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq. Letra një mijë fjalësh po shihet si alarm për diplomacinë kosovare nga lobi shqiptar në Amerikë.

Ani se dokumenti mban firmat e një numri të vogël kongresistësh, ajo po thuhet se mund të rritet, njofton Klankosova.tv

Në këtë dokument përfshihet edhe bashkëpunimi ekonomik amerikano-serb.

Që Kosova të arrijë qetësinë me fqinjin verior, po vlerësohet se dera e vetme e kësaj zgjidhjeje është ajo e Capitol Hill, në të cilën veprojnë 435 kongresmenë e 100 senatorë.

Go to TOP