Policia konfiskon armë dhe municion në fshatin Morinë të Gjakovës
Njësitet policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve.
Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pushkë automatike cal-7.62mm,
• Një AK-47 cal-7.62mm,
• Tre karikatorë,
• 127 copë fishekë cal-7.62mm
• Uniformë ushtarake
Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë,”, thuhet në njoftimin për media.
