Fury insiston se Whyte e Usyk nuk duan të përballen me të – i çuan frikacakë të gjithë

Tyson Fury ka lëshuar një tjetër video në rrjetet sociale.

Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks ka insistuar se kundërshtarët po kanë frikë të përballen me të.

Ai ka thënë se është gati të përballet qysh në këtë vikend, por nuk ka gatishmëri nga askush për përballjen me të.

“Më është bërë kjo pyetje përsëri dhe përsëri, unë nuk di si t’i përgjigjem kësaj”, ka thënë Fury në ‘Twitter’, përmes një video, transmeton lajmi.net.

“Jam i gatshëm të luftojë qysh në këtë vikend. Kam stërvitur për tri javë, sa gjatë duhet të stërvitet dikush për të luftuar?”, shtoi britaniku.

“Joshua është frikacak, Usyk po ashtu, dhe Dillian Whyte nuk dëshiron të luftojë, kështu që nëse mund të më dëshmoni të kundërtën, futuni në luftë. Jeni të gjithë frikacakë”, ishin fjalët e kampionit të WBC.

Fury po kërkon duelin me Oleksandr Usyk për t’i unifikuar titujt e kampionit të botës.

Go to TOP