Kush është biznesmeni 34-vjeçar që vendosi lëndën plasëse pranë shtëpisë së kreut të FSHF, ku e mori tritolin dhe si u zbulua

“Panorama.al” ka zbuluar të tjera detaje mbi Arlen Hasanajn, personi që u arrestua sot nga policia si i dyshuar për shpërthimin me lëndë plasëse në banesën e Armand Dukës.

Bëhet fjalë për një 34vjeçar i cili është administrator i një biznesi në qytetin bregdetar dhe banon në lagjen nr.4, e njëjta lagje ku ndodhet shtëpi e kreut të FSHF-së.

Bëhet fjalë për një biznes që merret me import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të artikujve industrialë në veçanti te atyre elektronike, kondicinimi, materiale elektrike speciale, komjuterike, tekefonike, radiotelevizive, elektrike.

Nuk dihet ende konflikti që ka pasur autori me drejtuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dyshohet se Arlen Hasanaj ka qenë personi që shfaqet në videon e kamerave të sigurisë, i cili me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

Ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

Go to TOP