AKB: Sektori financiar, profiterët më të mëdhenj në Kosovë

AKB e vlerëson sektorin financiar si më profitabil në Kosovë, fal interesit të lartë bankar dhe ndëshkimeve për vonesa të bizneseve dhe qytetarëve nga bankat komerciale në vend.

“Mbi 100 milionë euro profiti në sektorin financiar për vitin 2021, është dëshmia më e mirë se si bizneset dhe qytetaret paguajnë interes shërbime dhe ndëshkime më të lartat në Evropë edhe në kohen e krizës ekonomike dhe pandemike”, thekson AKB.

Për AKB, BQK është e pa fuqishme për t’i mbështetur bizneset dhe qytetarët e vendit, duke i detyruar bankat që edhe më shume të ulin kamatën bankare dhe të rrisin nivelin e shërbimeve, të cilat janë më të larta në Kosovë.

“Qeveria dhe BQK duhet të liberalizojnë edhe më shumë tregun financiar dhe të ulin kriteret për të hapur banka të reja dhe të rrit forcën konkurruese në sektorin bankar”. /Kosova.info/

Go to TOP