Qytetarët pro rezolutës, kundër votimit serb

Kosovarët po përkrahin rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë e cila kaloi në Kuvend.

Qytetarët thonë se një proces i tillë brenda territorit të vendit do të shkelte sovranitetin e shtetit.

Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme të botës i kërkuan institucioneve kosovare të lejonte këtë proces, derisa dikush mendon se një gjë e tillë nuk është dashur t’i kërkohej Kosovës.

Qytetarët nuk besojnë se refuzimi i kërkesës së partnerëve së vet do t’i kushtojë Kosovës.

Go to TOP