Ambasada e Italisë për Masakrën e Reçakut: Nuk duhet ta harrojmë kurrë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar masakrën e Reçakut në 23 vjetorin e saj.
Ambasada përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk ka drejtësi.
“Morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut. Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter.
We attended the commemorative ceremony on the 23rd anniversary of #Reçak massacre. On the 15.01.1999, 45 innocent civilians were killed in an brutal act for which we have seen no justice yet. We should never forget pic.twitter.com/4TC3VeVF2Y
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) January 15, 2022
