Ulpiana nënshkruan me portierin Andin Thaqi
Klubi i Futbollit, Ulpiana ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin Andin Thaqin.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i Ulpianës, përmes një postimi në Facebook.
“Andi Thaqi ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do t’a prezantoj”, thuhet në njoftimin e klubit.
Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt.
