Australia nuk arrin ta vonojë apelin e Novak Gjokoviq kundër dëbimit
Një përpjekje e qeverisë australiane për të vonuar apelimin e Novak Gjokoviqit kundër dëbimit, është refuzuar nga një gjykatës që mbikëqyr çështjen e tij.
Tenistit serb iu mohua hyrja në Australi pasi zbarkoi në Melburn javën e kaluar për ta mbrojtur titullin e tij në Australian Open.
Gjokoviq, i cili është deklaruar se është kundër vaksinimit për COVID-19 – ndodhet në një qendër paraburgimi për emigracion ndërsa avokatët e tij përgatiten të apelojnë kundër një vendimi të qeverisë federale të Australisë për të anuluar vizën e tij.
