Tifozi shkon dhe e prek në shpinë kameramanin pasi i shkruante “Press”
Një video po bën xhiron në internet, ku një tifoz shihet teksa shkon dhe e prek një kameraman në shpinë, pasi në xhupin e tij shkruan “Press”, që në shqip do të thotë “Shtyp”.
Pasi shkoi dhe e preku, gazetari u kthye për të parë, ndërsa tifozi tha se e shtypi pasi ashtu lexonte.
Turma filloi të qeshte, e po ashtu edhe gazetari.
Had to do it 😂😂 #ItSaysPress @ManCity @RhiannonBakerxo pic.twitter.com/4rnqncmgQD
— J.B. (@Citizen_baker) January 8, 2022
