Mërgimtari ankohet se iu vodh ari dhe dy orë dore në aeroport
Një qytetar ka raportuar në polici së vëllait të tij iu janë vjedhur ari dhe dy orë dore nga valixhja e tij në aeroportin “Adem Jashari”.
Mërgimtari e vërejti se nuk i ka të gjitha gjësendet në valixhe, posa mbërriti në Zvicër.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, njofton policia.
