VIDEO/ Coulibaly rrëzohet dhe dridhet në fushë, mjekët arritën ta rikthejnë në jetë

Në ndeshjen e kampionatit të Katarit mes Al-Rayyan dhe Al-Wakrah, lojtari i ekipit mik Ousmane Coulibaly u shtri në fushë, pas së cilës ekipi mjekësor iu desh ta kthenin në jetë. Fatmirësisht lojtari në fjalë ka shpëtuar dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

Në fund të pjesës së parë, futbollisti nga Mali u rrëzua në zonën e skuadrës së tij dhe skenat teksa ai dridhej ishin të tmerrshme. Atij i erdhën menjëherë në ndihmë lojtarët e tronditur nga të dyja skuadrat dhe ekipi mjekësor ka reaguar dhe është dashur ta rikthejnë në jetë.

Pak minuta më vonë në stadiumin e Dohas ka mbërritur një ambulancë dhe lojtarët e të dyja skuadrave kanë parë me mosbesim se çfarë po ndodhte, ndërsa mbrojtësi u transportua në spital.

Go to TOP