Fishekzjarrët e natës së Vitit të Ri vrasin dy burra, në Gjermani dhe Austri

Shpërthimi i fishekzjarrëve vrau dy burra në natën e Vitit të Ri, njëri në Gjermani dhe tjetri në Austri, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Një burrë 37-vjeçar vdiq në Hennef pranë qytetit perëndimor të Bonit të Gjermanisë. Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një 39-vjeçar i cili është dërguar në spital.

Në Austri, një 23-vjeçar humbi jetën në jugperëndim të Vjenës dhe tre persona të tjerë u plagosën, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Disa persona të tjerë u plagosën në fatkeqësi të tjera që përfshinin fishekzjarrë në qytetet gjermane të Leipzig dhe Hamburg, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve Dpa.

Shitja e fishekzjarrëve për përdorim personal u ndalua në Gjermani këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Disa gjermanë blenë fishekzjarrë ilegale ose ndërtuan të tyret, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Go to TOP