Parandalohet kontrabanda përmes autobusit
Oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave ndërkombëtare.
Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishtije duke tentuar të shmangë taksat doganore.
Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, çanta si dhe aksesore për telefona mobil. Mallrat iu janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvatje doganore. /Kosova.info/
