Historia e reduktimeve të rrymës dhe reagimet unike të qytetarëve
Detyrat e shtëpisë ishin të detyruar ti bëjnë me dritën e llampës. E dikush tjetër zor e ka që pa rrymë të përgatis ushqim e të pastrohet.
Këto halle qytetarët i shprehën më shumë se 10 vjet më parë, por që janë të ngjashme me ato që kanë edhe tashti. Kjo pasi, vendi po përballet sërish me reduktime të energjisë elektrike.
E, edhe atëherë prishtinasit u ankuan goxha, për shkak se pa rrymë jeta e tyre ishte më e vështirë, sidomos në kohë të ftohta.
Edhe më keq reduktimet po i përjetonin obiliqasit, të cilët vendin ku prodhohet rryma e kanë në derë të shtëpisë.
Kësi probleme kishin edhe banorët e një komune me të largët, disa fshatrave të Dragashi që më 2015 qëndronin mbi 10 orë pa rrymë.
Derisa Vushtrriasit në atë kohë u ankoheshin se nuk po kanë rryme edhe pse po paguajnë.
E pronarët e bizneseve në Ferizaj e Mitrovicë, më 2011 hallin e kishin që mungesa e energjisë, po i lë pa punë.
Reduktimeve e prishjeve të energjisë, më 2009 nuk i kishin rezistuar as objektet fetare megjithatë falja u bënte me dritën e qiriut.
