Frutex paralajmëron ngritjen e një padie ndaj KEDS

Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik, te cilat janë duke shkaktuar probleme jashtzakonisht të medha edhe në bizneset e Kosovës.

Shkak i krizës energjetike , kompania Frutex, në një deklaratë për media,ka njoftuar se, që 4 ditë jo vetem që ka reduktime disa orëshe por, edhe kur energjia elektrike kyçet, tensioni është shumë i ulët dhe për pasojë duhet të vazhdohet puna me gjenerator.

Shaqir Palushi pronar i kompanisë Frutex përmes një postimi në facebook ka deklaruar se Frutex ka paralajmëruar ngritjen e një padie kunder KEDS, për shkak të dëmeve të shkaktuara, në linjat prodhuese.

Postimi i tij i plote:

Go to TOP