FPPK organizon seminare për ngritje të kapaciteteve të saj
Bordi i FPPK-së në mbledhjet e fundit ka marrë vendim për të organizuar disa seminare për ngritje të kapaciteteve të saj, andaj bazuar në këtë vendim ju ftojmë të merrni pjesë në seminaret që kësaj radhe do të organizohen online përmes platformës zoom me 23 dhjetor.
Në program janë këto seminare:
1. Rregullorja Anti-Doping, Kodi i Etikës si dhe Rregullorja kundër-Ngacmimit; nga ora 19:00, Ligjërues: Jeton Beqiri
2. Ndryshimet në Rregulloren për sistemin e garave, nga ora 20:00, Ligjërues: Jeton Oruqi
3. Administratorët e sportit, regjistrimet e klubeve dhe lojtarëve për vitin 2022; nga ora 21:00, Ligjërues: Fadil Luta
“Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e klubeve tuaja sportive të marrin pjesë në të gjitha këto prezantime Online.
Linkun dhe të dhënat për qasje ju dërgojmë ndërkohe në grupin Viber të Delegateve dhe email zyrtar të klubeve së paku 15 minuta para fillimit të seminarit”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/
