Kryetari Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, ku Vitia është përfituese e Grantit të Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër
Në Prishtinë është zhvilluar sot ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për përformance komunale nga Granti i Performancës Komunale-Mjedisi i Pastër në të cilën përfituese është edhe Komuna e Vitisë.
Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka marrë pjesë në këtë ceremoni që u organizua në emër të Ministrisë së Mjedisit, shkruan Kosova.info.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se Vitia është përfituese e Grantit të Performancës Komunale-Mjedisi i Pastër, duke premtuar se do të vazhdojnë të gjithë së bashku për ndërtimin e Vitisë së Re.
Postimi i plotë
