Komenti racist në prapavijë e prishi gjestin e bukur të Mourinhos, Afena-Gyan sqaron gjithçka
Felix Afena-Gyan dhe Jose Mourinho janë xhiruar në momentin kur trajneri ia dhuronte këpucët që ia kishte blerë, mirëpo në prapavijë është dëgjuar një koment racist që e ka prishur momentin e bukur.
Trajneri i Romës ia kishte premtuar këpucët në vlerë 800 euro sulmuesit të ri nëse do të shënonte ndaj Genoas dhe ai e bëri këtë – madje dy herë, ndërsa strategu portugez e mbajti premtimin.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar. Falënderues për trajnerin Jose Mourinho”, ka shkruar 18-vjeçari në Twitter.
Mirëpo, zëri në prapavijë e ka prishur këtë moment, pasi i është drejtuar ganezit me fjalët: “Ka banane brenda”.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Afena-Gyan në rrjetet sociale duke thënë se nuk është ofenduar dhe se ky pohim nuk ka pasur qëllim racist.
