I respektuar populli im i dashur
Edhe pse akoma nuk e kam pranuar vendimin e Gjykatës së shkallës të tretë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni të deklaroj se sot kam kuptuar se Gjykata e shkallës së tretë nuk e di a do ta prish aktgjykimin e Gjykatës së parë në Gjykatën e Shkupi 1, me të cilin gjykata e shkallës së parë më pati shpallur fajtor për vepër penale.
TERRORIZËM DHE ORGANIZAT TERRORISTE UÇK-në
Duke mos besuar në sistemin e drejtësisë, në sigurinë juridike që ofron ky shtet dhe parimet bazë të sistemit të pavarur të drejtësisë, kemi ushtruar mjetet tona ligjore.
Si rrjedhojë, Gjykata Supreme ka aprovuar ankesën e avokates time Arten Iseni dhe seanca është mbajtur pa prezencën time, nuk e di a ka gjasa të kthehet në rigjykim. Apo të vërtetohet ose të ketë zbutje të dënimit.
Unë shpresoj shumë se Gjykata e shkallës së tretë, Gjykatësi të ketë drejtësi në atë formë që procesi gjyqësor të bazohet në prova dhe në ligjin e aplikueshëm, gjë e cila në gjykimin e parë Gjykatës Shkupi 1 dhe në shkallën e dytë të Apelit nuk ka ndodhur.
Duke besuar se drejtësia do të triumfoj, unë̈ jam i gatshëm të paraqitem para një trupi gjykues profesional e të pavarur, NDËRKOMBËTAR ndryshe gjykimi nuk do të kishte më kuptim.
Unë sot ndjehem fitues edhe pse akoma nuk ka një epilog final.
Sinqerisht i juaji,
I burgosuri nga qelia nr. 5 Fatmir Reçica.
