Gazetari kosovar Diamant Salihu shpërblehet si “Zëri i vitit” në Suedi
Diamant Salihu, gazetar kosovar me prejardhje nga qyteti i Gjakovës është shpërblyer si gazetari më i mirë i vitit në Suedi.
Ky çmim vjen pas suksesit edhe të librit të tij.
Siç raportojnë mediat suedeze Diamant Salihu i cili punon në Televizionin Publik Suedez e ka marrë r çmimin e madh të gazetarsë në kategorinë “Zëri i Vitit”.
GazetariAi vlerësohet për punën e tij në monitorimin e dhunës së bandave në Suedi.
“Unë i trajtoj me respekt dhe përulësi, sikur të takoj një politikan apo një person tjetër në pushtet. Kjo i bën njerëzit të duan të flasin”, tha Salihu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Çmimi i Madh i gazetarisë jepet në pesë Kategori: Zëri i Vitit, Tregimtari i Vitit, Rinovimi i Vitit, Zbulimi i Vitit dhe Çmimi i Madh i gazetarisë “Lukas Bonnier”.
