Sherifi: Kurti “vuan” nga sindroma e “perandorit të vogël”

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, njëherit ish-deputet nga kjo parti, Bilall Sherifi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe humbjen që pësoi VV tha se kjo parti s’ka struktura që i përgjigjen “madhështisë së këtij subjekti”.

Sherifi në një postim në Facebook ka thënë se Kurti po tregon arrogancë edhe ndaj njerëzve të tij.

Sipas Sherifit, Kurti po fajëson strukturat e partisë së tij në vend që ta marrë vet përgjegjësinë për humbjen.

Madje sipas tij, Kurti po tregon shenja të sindromit të “perandorit të vogël”.

Postimi i plotë i Sherifit në Facebook:

As rezultati i balotazhit nuk e paska mbushë mend kryetarin e VV-së Albin Kurti. Vazhdon edhe më tej me arrogancë. Kësaj rradhe ndaj njerëzve të vet!

Në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve ai fajson strukturat e organizatës, edhe pse me të njejtat struktura më 14 shkurt fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% të votave. Kur fiton meritat janë vetëm të tij, kur humb fajtor janë të gjithë tjerët përveç atij. Ju ka mbushë mendja që me të nuk ka, se nuk i gjindet qifti në krejt shqiptarinë, e besa edhe më gjerë!

Epo, nëse strukturat nuk i përgjigjen “madhësisë” së VV-së, siç deklaron Kurti, atëherë, lirisht mund të themi se as “Kosova e vogël” nuk i përgjigjet ambicieve të (lartë)madhësisë” së Albin Kurtit!

Një sjellje të tillë më së miri e spjegon sindroma e “perandorit të vogël”!

PS: më poshtë gjeni linqet mbi sindromën e “perandorit të vogël”!

Go to TOP