Rrëshqitja e ashensorit “HYMERI-KLEEMAN” që po traumatizon banorët e objektit në lagjen “Tophane”

Ditë më parë Kosova.info, kishte shkruar lidhje me një rënie të ashensorit, i cili kishte ndodhur në një objekt në lagjen “Tophane” në Prishtinë, ku ashensori kishte rënë nga kati i shtatë në katin zero, ku si pasoj e kësaj rënie të shpejt dhe pastaj frenimit emergjent, kishte pësuar lëndime një person, ku edhe në bazë të raportit mjekësor që ka siguruar Kosova.info, shkruan se personi kishte pësuar lëndime nga rënia e ashensorit.

Kosova.info në lidhje me këtë lajm ishte kërcënuar nga persona në emër të kompanisë “HYMERI-KLEEMAN”, ku rasti është paraqitur edhe në polici, pikërisht në momentin kur kishte ndodhur ky kërcenim, i njëjti ashensor nga kompania “HYMERI” kishte rënë nga kati i pestë dhe ishte ndal mes katit 1 dhe 0, ku brenda ashensorit ishte një banor i cili kishte shpëtuar pa lëndime, i njëjti edhe sot kishte rënë nga kati 3 në katin përdhes dhe ishte bllokuar nga brenda për disa minuta, ku në lidhje me këtë ishte njoftuar edhe kompania që mirëmban ashensorin.

Por banorët e objektit thonë se ky ashensor po i traumatizon banorët. Kjo po ndodh shumë shpesh, sa mund të rezistojnë frenat, ku ashensori po rrëshqet 3-4 herë në javë. Një dite mund të ndodhë edhe më e keqja nëse nuk do të rregullohet ky problem.

Kosova.info në lidhje me gjithat është munduar të kontaktoj edhe me kompaninë e cila është përgjegjëse sipas kontratës “HYMERI”, por e njëjta nuk i është përgjigjur pyetjeve./Kosova.info

Go to TOP