U aksidentuan tri vetura, dizajnerja e njohur kosovare: Një vajzë e pirë, ka dëmtuar veturat në parking
Një aksident ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dragodan të kryeqytetit, ndërsa 3 vetura janë dëmtuar rënd.
Lia Stublla, dizajnerja e njohur kosovare, ka njoftuar se njëra nga veturat ka qenë e saj. Ajo ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur incident.
“Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme qe nuk ka të lënduar”, ka shkruar Stublla në përshkrimin e fotografisë të cilin e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

