Tentim vjedhje në një argjendari në Prizren, dy të plagosur

Një tentim vjedhjeje ka ndodhur në një argjendari të Prizrenit.

Nga ky tentim vjedhje është plagosur pronari i argjendaris dhe djali i tij.

Sipas policisë, tre persona të armatosur kanë sulmuar pronarin e argjendarisë dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se dyshohet se tentimin e bënë tre persona të armatosur. “Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj. “Janë lënduar dy persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, shtoi ai.

Rasti është duke u hetuar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Go to TOP