Veterinerët e Kosovës zgjodhën organet e reja
Është mbajtur sot kuvendi i Oda e Veterinerëve e Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.
Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Xhevdet Krasniqi, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hasan Limani.
“Zotohem para jush se, do të përpiqem që brenda këtij mandati OVK-në ta bëjmë me ligj”, tha Krasniqi, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.
Edhe kryetari i deritanishëm, Arben Sinani, uroi Xhevdetin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë. /Kosova.info/





