Lladrovci bashkë me Endrit Thaçin nderojnë heronjtë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci”
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kishte mysafir të veçantë, Endrit Thaçi, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kryetari Lladrovci se bashku me Endritin, Shefin e GP-së, Abelard Tahiri dhe Ismail Sylën, kanë vendosur buqeta me lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.
“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizmit për liri”, ka shkruar Lladroci në postimin e tij në ‘Facebook’. /Kosova.info/
