Çifti martesor Gjon Krasniqi dhe Zojë Marniku morën bekimin apostolik nga Selia e Shenjtë-Papa Françesku

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Nga Selia e Shenjtë Vatikani-Papa Françesku i është dhënë një mirënjohje Bekimi Apostolik për me shumë Hire Hyjnore për njeriun e devotshëm mendjemprehtë dhe të një humanisti të grigjës së tij, z. Gjon Krasniqin dhe bashkëshortes së tij zonjës Zojë Marnikut të cilët veç tjerash dhanë një kontribut simbolik: Në vënie të një guri themeltar në themelet e Pjetër Shkëmbit në ndërtim të Kishës së Shën Antonit në Gllogjan të Pejës- Dioqeza Prizren-Prishtinë.

Këtij çifti të mrekullueshëm martesor dokumenti i Bekimit Apostolik iu është ndarë për kontributin e tyre të dhënë për Fe, Shpresë e Dashuri, pikërisht në kuadër të tridhjetë e pesë vjetorit të martesës së përbashkët, të kurorëzuar në Kishën e “Shën Antonit” në Gllogjan të Pejës, i cili i është dorëzuar nga dom Pal Tunaj, famullitar i Kishës në Gllogjan të Pejës.

Konkretisht në dokumentin origjinal të Papa Françeskut thuhet në italisht: “Sua Santità Papa Francesco di cuore imparte l’implorata Benedizione Apostolica a Gjon Krasniqi e Zojë Marniku, in occasione del 35° Anniversario di Matrimonio  e invoca sulla loro famiglia nuova effusione di grazie celesti per una costante crescita nella fede e nell’amore, Sant’Antonio di Padova , Pejë-Gllogjan, Kosovo. 13 giugno 2020”.

Dokumenti i Bekimi Apostolik i Papa Françeskut i përkthyer nga origjinalja në gjuhën shqipe: “Shenjtëria e tij Papa Françesku i jep me zemër Bekimin Apostolik Gjon Krasniqit e Zojë Marnikut, me rastin e përvjetorit të 35-të të martesës dhe thërret për familjen e tyre një derdhje të re hiresh qiellore për rritje të vazhdueshme në besim dhe dashuri, Shën Antoni i Padovës, Pejë – Gllogjan, Kosovë. 13 Qershor 2020”.

Fjala e z  Gjon Krasniqit pas pranimit të dokumentit – Bekimit Apostolik i cili dokument i është dorëzuar pas Eukaristisë së shenjtë të ditës së diel me 7 nëntor 2021:  “Gjatë rrugëtimit jetësor 60 vjeçar, kam pranuar shumë dhurata, mirënjohje dhe falenderime, por kjo është dhurata me e çmuar qe më jepet në Kishën Shënjte, ku i kam marrë të gjitha Sakramentet Shënjte. Të faleminderit Don Pali per ketë dhuratë, jeni njerzt më të mirë, jo për faktin qe jeni dajët e mi, nipat e mi, miqt e mi, kumbart e mi, vllaznit e motrat e mija por që nga ju duhet të mësojnë shumë famulli, për qëndresën, bujarinë ,mirësinë, respektin, Zoti ju bekoft e ju ruajt gjithë jetën”.

Gjon Krasniqi është një atdhetar e kulturolog i shkëlqyeshëm i cili veç tjerash ka pasion edhe artin pamorë njëkohësisht për talent ka pikturën qe nga vegjelia, pra ka realizuar shumë e shumë vepra të artit pamorë. Është i lindur në Nepole të Lugut të Baranit të Pejës, e qe për afro katër dekada jeton dhe vepron në Zvicër. Është një nga Pinjollët e Markut Zef Smajlit – Krasniqi, i cili qe nga kohët e hershme ka dhenë një kontribut të shquar, qoftë në rrafshin kombëtar, fetar, kulturor e njerëzor gje qe edhe Këshilli i qarkut të Lezhës qe drejtohej nga dr. Pashk Gjoni, para disa vitesh i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa bashkëshortja e Gjonit-Zojë Marniku është e bija e Mark Gjon Marnikut e lindur nē Krushevë të Madhe të Klinës. Pikërisht rrjedh nga një familje me vlera fetare, atdhetare e njerëzore…

E them me plotë përgjegjësi se çdo mirënjohje është e mirëseardhur por kur vjen nga Selia e Shenjtë pikërisht nga Papa Françesku është nder jo vetëm për të Bekuarit Apostolik por edhe për komunitetin dhe mbarë të dashurit e tyre-miq e farefis e famullia e “Shën Antonit” nga Gllogjani i Dukagjinit.

E gëzofshi mirënjohjen – Bekimin Apostolik të Papa Françeskut. Gëzuar!!!

Go to TOP