Dy persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, policia jep detaje
Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në fshatin Lupç në mes dy automjeteve që ishin në lëvizje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.
