LDK e VV i bashkojnë forcat në Dragash
Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka arritur ta bindë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.
Këto dy parti mbrëmjen e së hënës e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.
Lajmin e ka konfirmuar partia e LDK-së në komunën e Dragashit përmes një postimi facebook.
Postimi i plotë :
Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr.
Na priftë e mbara!
