Me grushta e sende të forta rrahen dy barinj, u zunë për kullotat e bagëtive

Një sherr mes dy shtetasve ka ndodhur sot në fshatin Vllahinë të Vlorë.

Mediat shqiptare shkruajnë  se A.Shahaj dhe L.Shoraj filimisht kanë debatuar për kullotat e bagëtive dhe më pas situata ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre.

Raportohet se pas sherrit me grushta dhe sende të forta dy shtetasit kanë pësuar lëndime fizike dhe janë shoqëruar në spitalin e Vlorës me disa fraktura. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy barinjtë.

Go to TOP