Studim: Triptani më efektiv në largimin e migrenës, por me më shumë efekte anësore sesa ilaçet e reja
Ilaçi i quajtur triptan mbeten trajtimi më efektiv për migrenën, zbuloi një analizë e të dhënave nga më shumë se 60 studime të publikuara të hënën nga JAMA Network Open.
Sipas studiuesve, të rriturit e trajtuar me një triptan, kishin deri në tre herë më shumë gjasa të raportonin se kishin largim të dhimbjes dy orë më vonë sesa ata që merrnin ilaçet e tjera.
Ilaçet më të reja, të quajtura gepants dhe ditans, sipas studiuesve duket se kanë më pak efekte anësore dhe mund të jenë më të sigurta për njerëzit me një histori të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru.
“Ilaçet e reja akute të trajtimit të migrenës, gepantët ose ditanët, janë efektive kur krahasohen me placebo, por ato nuk janë aq efektive sa triptanët”, ka thënë bashkautori i studimit Dr. Shuu-Jiun Ëang.
Sidoqoftë, të dy, gepantët dhe ditanët, janë të sigurt për përdorim nga ata me rreziqe kardiovaskulare, dhe gepantët kishin një shkallë shumë më të ulët të efekteve anësore në krahasim me triptanët, thonë studiuesit.
Triptanët nuk funksionojnë për të gjithë në largimin e dhimbjeve të migrenës dhe mund të shkaktojnë komplikime serioze shëndetësore tek ata me një histori të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru.
Efektet anësore të zakonshme të triptaneve përfshijnë nauze, rrahje të shpejta të zemrës, lodhje, mpirje dhe ndjesi djegieje mbi lëkurë, sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës.
