Bie nga pallati ku punonte, humb jetën 63 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 30 tetor në qytetin e Sarandës.

Një 63-vjeçar ka rënë nga kati i 12-të ku punonte si rojë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e administratorit dhe pronarit të pallatit nga i cili u rrëzua 63-vjeçari.

Mësohet se u bë arrestimi i shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit)  dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit)  për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:45 në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh.

Go to TOP