“Vatra” zyrtarisht rreshtohet pas Lutfi Hazirit në garën për balotazh në Gjilan

Lëvizja Qytetare Vatra ka njoftuar se e mbështetë kandidatin e LDK-së, Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit, në garën e balotazhit më 14 nëntor në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur në një publikim të kësaj lëvizje në Facebook.

“Lëvizja Qytetare Vatra do të vazhdojë të përkrahë z.Lutfi Hazirin edhe në balotash, sikurse e përkrahu atë edhe gjatë raundit të parë të zgjedhjeve.  Me z. Hazirin na bashkon kauza e kahmotshme e Kosovës Lindore si dhe dakordanca për të bashkërenduar veprimet si gjatë balotazhit ashtu edhe në qeverisjen e ardhshme të Gjilanit pas fitores së z. Lutfi Hazirit”, thuhet në postim.

Sipas rezutateve preliminare të KQZ për Kuvende Komunale, Lëvizja Qytetare Vatra i ka marrë 881 vota.

Në balotazh, Lutfi Haziri nga LDK-ja do të garojë me Alban Hysenin nga LVV.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së për Kryetar të Komunave tregojnë se Hyseni ka marrë 44,43 për qind të votive, kurse Haziri 43,81 për qind.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

https://www.facebook.com/levizjaqytetarevatra/posts/6657416770942798

Go to TOP