​Abazi: S’ka rrugë tjetër për Kosovën përveç rrugëtimit evropian

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë Haki Abazi pas takimit me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog tha se kanë pasur një diskutim konstruktiv dhe se është konkluduar se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç rrugëtimit evropian.

Ai tha se në këtë takim është përmendur nevoja për liberalizim të vizave për Kosovën dhe arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.

“Kemi pajtim se nuk ka rrugë tjetër për Kosovën përveç rrugëtimit evropian. Çështja e liberalizimit të vizave është e ndarë nga rrugëtimi evropian. Takimi në Brdo nuk ka pasur lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Go to TOP