Genta Ismajli dhe partneri i saj po planifikojnë të martohen

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Kjo pasi prej muajsh u kuptua se po bëhet nënë për herë të parë dhe se tani u konfirmua që është në pritje të binjakëve.

Sidoqoftë, artistja nga Gjilani ka publikuar një tjetër video derisa po intervistohej nga makina ku ndodhej së bashku me partnerin e saj, Huseyin Usta.

“Genta ke ndonjë surprizë për ne?”, ka qenë pyetja drejtuar krijueses së hitit “E kam provuar”.

Ndërkohë që përgjigja e Gentës ka qenë e drejtpërdrejt duke shtuar, “Po i kam dy”.

Image
Go to TOP