Barcelona mund të shpenzojë vetëm 16 milionë euro në janar
Barcelona ka në dispozicion vetëm 16 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit – bën të ditur Mundo Deportivo.
Sipas kësaj gazete, Bluagranët janë të interesuar për një futbollist ofensiv, ndërsa anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe sulmuesi RB Leipzigut, Dani Olmo, kryesojnë listën e dëshirave.
Anglezi nuk është më lojtar kyç në ekipin e Pep Guardiolas dhe ishte afër largimit në verën që lamë pas.
(Foto: Instagram/sterling7)
Barca do t’i nisë bisedimet me Cityn në janar dhe marrëveshja mund të arrihet, kur kihet parasysh se klubi anglez e ka të qartë se Sterling dëshiron të largohet.
Në anën tjetër, Dani Olmo është opsion më i shtrenjtë dhe transferimi në janar vështirë se mund të ndodhë.
