Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Një lokal në qendër të Prishtinës u përfshi të hënën nga flakët.

Lokali që u dogj gjendet mbi platonë e Hotelit Grand, përkatësisht ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në ora 13:00 ka pranuar informatë për një zjarr në një lokal në Rrugën Luan Haradinaj.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke bërë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, tha Policia e Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje.

Go to TOP