Momenti kur Rob Green ia tregon gishtin që ia kishte thyer me goditje të topit sulmuesi i famshëm Jimmy Floyd Hasselbaink

Ish ylli i Chelsea dhe Middlesbrough, holandezi Jimmy Floyd Hasselbaink u befasua nga forma e gishtit të vogël të ish-portierit të njohur anglez Rob Green, kur ky i fundit e zbuloi drejtpërdrejt në transmetim televiziv.

Ish-portieri i West Hamit dhe Anglisë i tregoi Hasselbaink dhe Bobby Zamoras, po ashtu edhe kamerës gishtin e tij të lakuar shpërfytyruar kur filluan të flasin për goditjeve e fuqishme me top, diçka për të cilën Hasselbaink ishte i njohur.

“Kjo vjen nga një nga goditjet e lira të Jimmyt rreth 15 vjet më parë!”, Green qeshi kur tregoi.

https://twitter.com/BestofFootball8/status/1441381696117501967?s=20

Sulmuesi u befasua kur e pa, ndërsa portieri tregonte në Ligën Premier, lojtarët gjuajnë më fuqishëm se në çdo kampionat tjetër.

Gishti i thyer i Green shpesh herë bëhet edhe moment debati nëpër studio televizive për të treguar atë se sa shumë vuajnë portierët në këtë kampionat.

https://twitter.com/footballdaily/status/1369057933212987397?s=20

Green ka qenë portier profesionist për dy dekada, duke ruajtur portën e disa prej klubeve më të mëdha në Angli.

Norwich City, West Ham United, Queens Park Rangers, Leeds United, Huddersfield Town dhe Chelsea ishin skuadrat ku bëri karrierë. 

Go to TOP